Zelensky: E ardhmja e Ukrainës është në BE

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se e ardhmja e Ukrainës është në BE. Deklarata e tij erdhi pas vendimit për ti dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Zelensky, sipas The Guardian, e cilësoi këtë moment si historik në marrëdhëniet me bllokun 27-vendesh.
“Është një fitore. Ne kemi pritur për 120 ditë dhe 30 vjet,” tha ai, duke iu referuar kohëzgjatjes së luftës dhe dekadave që kur Ukraina u bë e pavarur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
“Dhe tani ne do ta mposhtim armikun. Unë besoj se kjo është ajo që do të jetë gjithmonë pikënisja e historisë së re të Evropës. Evropa pa ndarje. Evropa pa zona “gri”. Evropa që është vërtet e bashkuar dhe që di të mbrojë veten, vlerat, të ardhmen e saj. Sot ju keni miratuar një nga vendimet më të rëndësishme për Ukrainën në të 30 vitet e pavarësisë së shtetit tonë. Megjithatë, besoj se ky vendim nuk është vetëm për Ukrainën. Ky është hapi më i madh drejt forcimit të Evropës që mund të ndërmerret pikërisht tani, në kohën tonë dhe në kushte kaq të vështira, kur lufta ruse po teston aftësinë tonë për të ruajtur lirinë dhe unitetin”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




