Zelimkan Abakarov “trondit” Beogradin

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Zelimkan Abakarov, mundësi i peshës deri në 57 kilogram në stilin e lirë, tanimë është vetëm një hap larg medaljes në Kampionatin Botëror të të rriturve, që është duke u zhvilluar në Beograd. Në gjysmëfinale, Abakarov shkroi historinë në Beograd, teksa mund serbin Stevan Miçiç, i cili është medalist olimpik. Më parë Abakarov në raundin e parë dhe të dytë kishte mundur kolumbianin Oskar Eduardo Tigreros Urbano, 10-0, si dhe kubanezin Reineri Ortega, kurse në raundin çerekfinal triumfoi ndaj uzbekut Gulomjon Abdulaev.

Finalja do të zhvillohet të shtunën në ora 18:00, ndërsa Abakarov do të ketë përballë amerikanin Tomas Gilman. Kështu Abakarov, që në Lojërat Mesdhetare në Oran ishte i artë, ndërsa Lojërat e Solidaritetit Islamik i Argjendtë, tanimë është i sigurtë për medaljen në Botërorin e Beogradit. Në këtë aktivitet do të konkurrojë dhe Islam Dudaev, kurse Shqipëria përsërit sukseset e saj të kahershme teksa sillte medalje me Elis Gurin dhe Sahit Prizrenin, ky i fundit sot në rolin e presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme