Zero taksa dhe trajnime në Devoll/ Projekti i mbështetur nga UNDP për integrimin e migrantëve që rikthehen
Për të penguar migrimin e banorëve të zonës, veçanërisht të dy komuniteteve atyre Rom dhe Egjiptian, Bashkia e Devollit ka marrë një serë masash.
Në bashkëpunim edhe me UNDP në këtë bashki po zhvillohen një serë politikash e veçanërisht në rintegrimin social-ekonomik të migrantëve apo azilantëve që rikthehen.
Kryebashkiaku Eduard Duro veçon dy nga vendimmarrjet të rëndësishme, “ajo për punësimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe zero taksa për ata që duan të zhvillojnë një biznes”.
Marjo është një ndër të rinjtë që kanë përfituar nga këto lehtësira. Ai ka hapur në qytet një biznes privat pasi u trajnua për zanation e berberit.
Trajnimet merren në këtë qendër multifunksionale të mbështetur nga UNDP dhe që në fokus ka afro 500 persona mosha të ndryshme që nga fëmijët deri te të moshuarit.
Kjo qendër ofron edhe shërbim për fëmijët me aftësi të kufizuar të cilët trajtohen falas.
Në Devoll jetojnë rreth 450 romë dhe 70 egjiptianë. Për ta po ofrohet edhe ndihma ligjore falas apo siç është iniciativa për rikonstruksionin e banesave.
Një grup prej 15 të rinjsh kanë filluar edhe trajnimin për guidat turistike.
Devolli është zona me katër destinacione të përzgjedhura në hartën e 100 fshatrave, kështu që pritet që kjo zonë të ketë një zhvillim në këtë sektor.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




