Zero të infektuar nga testimet e radhës, klubet e Premier League

Angli | 6 vite më parë

Situata në Angli në lidhje me futbollin duket shumë pozitive. Nga 1130 testime të futbollistëve dhe stafeve të klubeve nuk ka rezultuar asnjë i infektuar.

Në këtë formë, autoritet shtetërore kanë dhënë miratimin e tyre që klubet të vazhdojnë stërvitjet individuale dhe të lejnë mënjanë rregullin për stërvitje me grupe.

Sakaq, në Angli është marrë edhe vendimi se data 17 qershor do të shënojë rifillimin e futbollit për të dërguar deri në fund kampionatin dhe shmangien e verdiktit të dhënë nga tavolina. Kështu, duket se futbolli po e fiton betejën me koronavirusin dhe tashmë pjesa më e madhe në Europë kanë përcaktuar datat e rifillimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme