Zgjedhja e Presidentit të ri, Taulant Balla: Do jetë shumë transparent, duhet të respektojë normën kushtetuese

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në një prononcim për media ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit do të jetë shumë transparent.

Në fjalën e tij, Balla tha se duhet një President që të respektojë normën kushtetuese dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar.

“Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes së presidentit të Republikës pas shumë vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces që do të ketë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Ne na duhet një president që të respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla nga Fieri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme