Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: 21 parti kanë kërkuar të regjistrohen, administrata të mos përdoret për qëllime elektorale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se janë 21 parti politike që kanë paraqitur kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sipas Celibashit, bashkive iu është kërkuar informacion mbi njoftimin e zgjedhësve. Por deri më tani sipas tij, nuk është sjellë asnjë informacion edhe pse është kërkuar vazhdimisht.
“Bashkitë të cilat nuk kanë sjellë asnjë informacion mbi njoftimin e zgjedhësve në KQZ edhe pse ua kemi kërkuar vazhdimisht. Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike”-tha Celibashi.
Kreu i KQZ-së vuri në dukje gjithashtu se KQZ po verifikon edhe rastet kur administrata përdoret nga partitë politike për qëllime elektorale.
“Jemi në proces verifikimi dhe shqyrtimi të këtyre rasteve. Gjithsesi e shfrtyëzoj rastin të them se është e dënueshme edhe nga pikëpamja ligjore, nëse ata e kryejnë nën shoqërinë e funksionarëve të tjerë politikë. Nëse duan të shfaqin arritjet të veshin bluzën e partisë, por në rastin kur shoqërohen me deputetë dhe kryetarë partish është e dënueshme. Kjo është e thjeshtë dhe nuk ka pse të sfidojnë ligjin”, u shpreh Celibashi.
Sa i përket shpërndarjes së fondeve për partitë politike, Celibashi theksoi se kjo do të bëhet pas “datës 31 mars që është data e fundit kur partitë politike duhet të sjellin raportin e tyre financiar për vitin 2022”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


