Zgjedhjet e 14 majit/ PS zgjedh emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit, rikonfirmon 44 kryetarët aktualë

Politikë | 4 vite më parë

Në Partinë Socialiste ka përfunduar mbledhja e kryesisë së kësaj force politike ku janë zyrtarizuar edhe kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në këtë mbledhje është caktuar lista përfundimtare e kandidatëve për postet drejtuese të bashkive të vendit dhe ato të këshilltarëve bashkiakë, teksa kanë mbetur edhe  dy ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave në KQZ.

Ajo që bie në sy në listën e përzgjedhur nga kryesia e Partisë Socialiste është rikandidimi i emrave më të rëndësishëm që janë në krye të bashkive të vendit, kryesisht në qarqet më me peshë elektorale, si Tirana, Elbasani, Durrësi, Fieri, Korça, Gjirokastra, Berati, Lezha dhe Tirana, ku janë 44 kryetarë aktualë të bashkive të vendit. Ndërsa do të jenë 17 emra të rinj ku spikat Ermal Dredha për Vlorën. Për këtë të fundit Partia Socialiste ka zgjedhur Dredhën, duke shmangur rikandidimin e Dritan Lelit. Ndërkaq, Shkodra e cila aktualisht drejtohet nga demokrati Bardh Spahia, PS ka zgjedhur si kandidat përballë tij, Benet Becin.  

Emrat e kandidatëve:

Qarku Tiranë

Tiranë- Erion Veliaj (i rikandiduar)

Rrogozhinë- Edison Memolla (i rikandiduar)

Kavajë- Redjan Krali (i rikandiduar)

Vorë- Blerim Shera (i rikandiduar)

Kamëz- Rakip Sulin (i rikandiduar)

Qarku Shkodër

Malësi e Madhe -Tonin Marinaj (i rikandiduar)

Shkodër-Benet Beci

Pukë- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë

Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)

Qarku Elbasan

Elbasan-Gledjan Llatja (i rikandiduar)

Cërrik-Andis Sala (i rikandiduar)

Belsh-Arif Tafani (i rikandiduar)

Gramsh- Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)

Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)

Librazhd- Mariglen Disha

Prrenjas-Nuri Belba (i rikandiduar)

Qarku Lezhë

Lezhë-Pjerin Ndreu (i rikandiduar)

Kurbin-Majlinda Cara (i rikandiduar)

Mirditë-Ndrec Deda (i rikandiduar)

Qarku Dibër

Dibër- Rahim Spahiu (i rikandiduar)

Mat- Agron Malaj (i rikandiduar)

Klos- Ilmi Hoxha (i rikandiduar)

Bulqizë- Festime Mjeshtri

Qarku Berat

Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)

Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)

Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)

Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

Qarku i Durrësit

Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)

Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)

Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Qarku Korçë

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

Qarku Gjirokastër

Gjirokastër- Flamur Golemi (i rikandiduar)

Përmet- Alma Hoxha (i rikandiduar)

Këlcyrë- Klement Domi (i rikandiduar)

Tepelenë- Tërmet Peci (i rikandiduar)

Memaliaj- Gjolekë Guci

Libohova- Leonard Hide 

Dropull- Dhimitë Toli (i rikandiduar)

Qarku Kukës

Kukës- Safet Gjici (i rikandiduar)

Tropojë- Rexh Byberi (i rikandiduar)

Has- Halit Mulaj

Qarku Vlorë

Vlorë–Ermal Dredha

Selenicë-Nertil Bellaj

Delvinë-Besmir Veliu

Finiq- Romeo Cakulli

Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)

Konispol-Erges Dule

Sarandë- Olti Caci

Qarku Fier

Fier -Armando Subashi (i rikandiduar)

Lushnje- Eriselda Sefa (i rikandiduar)

Mallakastër- Qerim Ismaili (i rikandiduar)

Roskovec- Majlinda Bufi (i rikandiduar)

Patos- Fatjon Duraj

Divjakë- Josif Goreja


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme