Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 është 27.95%

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki vazhdon të mbetet e vogël.
Sipas KQZ deri në orën 17:00 është 27.95%.
Të dhënat vijnë nga raportimi i 711 QV nga 942 QV në total.
Deri në orën 17:00 kanë votuar 140089 votues nga 501260 zgjedhës në listën e QV të raportuara.
Sa i përket bashkive, më shumë kanë votuar në Bashkinë e Dibrës, 40.08% e zgjedhësve.
Në Bashkinë e Durrësi kanë votuar 23.64% e zgjedhësve.
Në Në bashkinë e Lushnjës kanë votuar 34.01% e zgjedhësve.
Në Bashkinë e Shkodrës kanë votuar 25.75% e zgjedhësve.
Në Bashkinë e Rrogozhinës kanë votuar 28.2% e zgjedhësve.
Në Bashkinë e Vorës kanë votuar 38.03% e zgjedhësve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




