Zgjedhjet e Senatit në Xhorxhia: Raphael Warnock parashikohet të fitojë një vend për Demokratët

Botë | 6 vite më parë

Kandidati demokrat Raphael Warnock parashikohet të fitojë në garën për Senatit në Xhorxhia, njofton BBC.

Me 98 përqind të votave të numëruara, rrjetet televizive amerikane dhe agjencia e lajmeve Associated Press thonë se garën e ka fituar Z. Warnock.

Kontrolli i Senatit në dy vitet e para të mandatit të Presidentit Demokrat të zgjedhur Joe Biden do të përcaktohet nga rezultati i balotazhit të dytë.

Rezultati është një goditje për Presidentin Republikan në largim Donald Trump.

Zgjedhjet po përsëriten sepse askush nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50 përqind të nevojshëm për fitore sipas rregullave të shtetit.

Nëse konfirmohet, Z. Warnock do të bëhej senatori i parë me ngjyrë për shtetin e Georgia – një shtet skllav në Luftën Civile të SHBA – dhe vetëm senatori i 11-të me ngjyrë në historinë e SHBA.

Duke pretenduar fitoren, Z. Warnock i dha nderime nënës së tij, Verlene, e cila në rini kishte punuar si një punëtore në fermë.

“Ditë tjetër, sepse kjo është Amerika, duart 82-vjeçare që mblidhnin pambukun e dikujt tjetër shkuan në votime dhe zgjodhën djalin e saj më të ri për të qenë një senator i Shteteve të Bashkuara,” tha ai.

Megjithëse Demokratët e Z. Biden do të duhet të marrin të dy vendet për të fituar kontrollin e plotë të Kongresit, partia Republikane e Presidentit në largim Donald Trump duhet vetëm të fitojë një në mënyrë që të mbajë Senatin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme