Zgjedhjet lokale në Elbasan, Boçi: Kandidati i opozitës u përgjua që nga prilli!

Politikë | 3 vite më parë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka akuzuar prokurorinë se e ka përgjuar gjatë fushatës zgjedhore të 14 majit 2023. 

Në një dalje para mediave të martën, zoti Boçi tha se “të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi, por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politike, që donin atë që s’po e arrijnë dot, eliminimin e opozitës”.

Por ajo që u cilësua si denoncim i fortë i Boçit ishte se prokuroria ka ndërmarrë një përgjim ambiental në Elbasan për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin e tij elektoral dhe bashkëpunëtorët e tij politikë. 

Sipas zotit Boçi kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike për të krijuar një skenar të ngjashëm si ai i Himarës, ku u ndalua kandaidati i opozitës Fredi Beleri.

Për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi,më 14 maj në këtë qytet nuk pati zgjedhje, por thjeshtë një farsë zgjedhore.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme