Zgjedhjet lokale të 14 majit, në Lushnjë votohet në dy KZAZ

Politikë | 3 vite më parë

Edhe pak ditë kanë mbetur nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Lushnja ka dy KZAZ, përkatësisht me numër 55 të vendosur te holli Muzeut historik dhe 54 të vendosur tek palestra e shkollës “Skënder Libohova”.

Materialet zgjedhore kanë ardhur mbrëmjen e së mërkurës dhe këtë të enjte ato janë marrë në dorëzim nga anëtarët e KZAZ përkatëse.

Gjithashtu në këtë qytet numërimi i fletëve të votimit do të bëhet manual.

Në KZAZ, numër 55 janë 64 qendra votimi që i përkasin bashkisë së qytetit me 45, 636 votues.

KZAZ nr 54 do të numëroj 92  qendra votimi të njësive administrative, të bashkisë së madhe të qytetit me  17, 056 votues.

Për këtë bashki garojnë Eriselda Sefa nga PS dhe Eduart Sharka nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme