Zgjedhjet në Izrael, udhëheq partia e Netanyahut, por pa shumicë në parlament

Pas zgjedhjeve parlamentare në Izrael, partia e krahut të djathtë Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu kryesoi në numrin e vendeve të fituara në parlament (Knesset), por nuk fitoi shumicën, sipas rezultateve të sondazheve zgjedhore
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën mbajtën të martën ishin e katërta në dy vitet e fundit.
Sipas mediave lokale, Likud ka fituar 31 vende, më shumë se partitë e tjera politike, por i mungon shumica e nevojshme për të formuar qeverinë.
Shtabi zgjedhor i Netanyahut, e përbërë nga Likud dhe disa parti të tjera të krahut të djathtë, fitoi 54 nga 120 vendet në Knesset. Partitë e opozitës fituan 59 vende ndërsa partia e Yamina 7 vende, njofton AFP
Megjithatë, disa media raportuan se selia e Netanyahut fitoi 53 vende ndërsa opozita 59 dhe partia e Yemina 8 vende.
Tri palë zgjedhjet e kaluara janë pasuar me bisedime të vështira për formimin e koalicionit.
Të fundit u zhvilluan vetëm dy javë përpara gjykimit të Netanyahut për akuzat për korrupsion dhe ryshfet, të cilat vetë ai i mohon.
Në fushatë, Netanyahu ka shfrytëzuar suksesin e tij në vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit, pasi afro gjysma e izraelitëve janë imuniziuar plotësisht, mirëpo edhe kjo nuk bëri që Neatnjahu të mundi ta ndihmohjë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




