Zgjedhjet në Kukës/ “Bashkë Fitojmë” hap fushatën, Berisha: Sot jemi më të përçarë se kurrë

Kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha çeli fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Për Sali Berishën, gjatë 10 viteve qytetarët e Kukësit u përçmuan dhe shumë banorë u larguan për shkak të kushteteve ekonomike.
“Demokratët, opozitarët dhe opozitaret e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, iu mbyllën bizneset, iu hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq. Opozitarët dhe u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga tokë e bekuar u shndërrua në një vend të cilin 83 % e shqiptarëve duan ta braktisin”, tha Berisha.
Në çeljen e fushatës në Kukës, ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës do të mbahen më 24 shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




