Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon ankimimin e PD për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet në Kukës. Në vendimin e marrë në mbledhjen e kësaj të marte (22 gusht), KAS ka lënë në fuqi ndarjen e bërë nga KQZ, sipas së cilës PD do të ketë vetëm një komisioner.
PD-ja e ankimoi vendimin e KQZ-së ditën e djeshme, duke akuzuar se kishte si qëllim të krijonte konfuzion te elektorati i Kukësit.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të zhvillohen më 24 shtator, ndërsa vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit më 16 qershor. Gjici u largua nga posti i kryebashkiakut pas publikimit në media të një videoje intime të tij me një grua në zyrën e Bashkisë.
Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. Ai u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




