Zgjedhjet në PD, Basha dorëzon zyrtarisht kandidaturën e tij

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka dorëzuar zyrtarisht ditën e sotme formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej, zoti Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike. Gjatë ditës së sotme e dorëzuan formularin për kandidaturën e tyre për kreun e PD edhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, ndërsa Ibsen Elezi, edhe pse shpalli kandidaturën e  tij, pritet që ta dorëzojë atë zyrtarisht ditën e nesërme, kur është edhe afati i fundit i dorëzimit. Po nesër do dorëzojë formularin e kandidimit edhe ish-zv.kryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme