Zgjedhjet në Turqi, OSBE shpreh vlerësim: Paqësore, pjesëmarrja rekord!

Rajon | 3 vite më parë

Drejtuesi Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Jan Petersen, e përgëzoi popullin turk për frymën e demokratike të treguar dhe pjesëmarrjen e lartë. 

Petersen nënvizoi faktin që dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë e tha se procesi i votimit ishte i mirë organizuar, dhe në pozitiv në përgjithësi. 

Të njëjtën mendim ndau dhe kreu i delegacionit të Këshillit të Europës.   “Demokracia turke po dëshmohet mjaft elastike. Këto zgjedhje patën një pjesëmarrje të lartë dhe ofruan mundësi reale për votuesit”, u shpreh Petersen. 

OSBE e bëri të qartë se do t’i kushtojë tani një vëmendje maksimale balotazhit presidencial të 28 majit. 

Më herët edhe BE dhe SHBA e vlerësuan Turqinë për organizimin demokratik të zgjedhjeve. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel thanë se dalja e afro 90% e votesëve në zgjedhje ishte vërtet një lajm i mire, pasi tregon se populli turk është i përkushtuar të përdorë të drejtat e tij demokratike për të votuar dhe se ata i vlerësojnë institucionet demokratike. 

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se administrata e presidentit Joe Biden lëvdon “popullin turk për shprehjen e dëshirave të tyre në kutinë e votimit në mënyrë paqësore”.  

Në zgjedhjet 14 majit në Turqi votuan 55.5 milionë votues nga 60.1 milionë persona me të drejtë vote.  Pjesëmarrja historike u konisderua nga vendet perëndimore si një shenjë e kulturës demokratike të popullit turk. 

Raundi i dytë i votimeve presidenciale do të mbahet më 28 maj, ku presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan do të ketë përballë kandidatin opozitar Kemal Kilicdaroglu.

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme