Zgjedhjet për kryetar të PD, RTSH siguron formularin dhe kriteret për kandidatët

Partia Demokratike zhvillon më 29 korrik zgjedhjet për kryetar të selisë blu. Gazetarja e RTSH Sonila Agostini teksa ka siguruar formularin e kandidimit për kryetarin e PD-së, bëri me dije edhe kriteret të cilët duhet të plotësojë kandidati. Në këtë kuadër, Agostini tha se kandidati për kryetar të selisë blu duhet të plotësojë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik, aftësitë e integritetit moral dhe aftësitë organizative.
Sa i përket aftësive të angazhimit politik, kandidati për kryetar duhet të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh, të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të PD në 3 vitet e fundit dhe të mos ketë dëmtuar i interesat elektorale të PD në 3 vitet e fundit.
Sa i përket integritetit moral, kandidati për kryetar të PD duhet të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e PD; të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të PD; të ketë figurë të opastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit; të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit; të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së PD, tek partnerët ndërkombëtarë; të jetë i përkushtuar në luftën kundër korruspionit dhe oligarkisë.
Dhe lidhur me aftësitë organizative, kandidati për kryetar të PD duhet të ketë kontribut të spikatur profesional dhe politik; të ketë demonstruar në të shkuarën aftësi të shquara organizative; dhe të ketë njohje të mirë të strukturës organizative të PD.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




