Zgjedhjet vendore/ Alibeaj takon dy përfaqësuesit e OSBE/ODIHR: Të nisë monitorimi

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me dy përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it, Z. Alexey Gromoë dhe Z. Kakha Inaishvili në kuader të zgjedhjeve vendore që do të mbahen me 14 maj. Në një postim në Facebook, Alibeja bën të ditur se ka informuar për përgatitjet që po kryen Partia Demokratike, e përfaqësuar prej tij, për zgjedhjet ndërsa ka kërkuar nisjen e monitorimit me vëmendje të zgjedhjeve nga ana e OSBE/ODIHR-it.
“Pata kënaqësinë të pres në një takim të veçantë dy përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it, Z. Alexey Gromoë dhe Z. Kakha Inaishvili. Në përgjigje të interesimit të tyre, i informova për përgatitjet që po kryhen nga Partia Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
I informova mbi punën e deritanishme të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe punën voluminoze që ekspertët e PD kanë bërë për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.
Vlerësova angazhimin e misionit të ODIHR-it në Shqipëri dhe iu kërkova që ata të monitorojnë me vëmendje dhe që tani, zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi është fakt i njohur tashmë, marrëdhënia problematike që ka qeveria aktuale me zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri“, shkruan Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



