Zgjedhjet vendore të 14 majit, PS regjistrohet në KQZ

Parta Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kërkesa është dorëzuar të premten (3 mars), nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Salianji.
Ndërkohë më 2 mars, u regjistrua në KQZ edhe Partia e Lirisë, teksa ende nuk dihet sesi do të verpojë tashmë Sali Berisha pas vednimit të Gjykatës së Apelit që rrëzoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, ndërsa çështja u kthye për gjykim në Shkallën e Parë, me tjetër trupë gjykuese.
Pas vendimit, rrjedhimisht tashmë vula, sigla dhe logoja e PD i mbetet Lulzim Bashës, për shkak se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




