Zgjedhjet vendore, Yuri Kim pyetje kandidatëve: Çfarë iu premtoni votuesve kur drejtoheni nga një i akuzuar për korrupsion?

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka drejtuar pyetje kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Në postim në rrjete sociale Kim pyet kandidatët se cilat janë premtimet që po iu bëjnë votuesve, kur sponsori i tyre është i shpallur nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm.
Mesa duket mesazhi iu drejtohet kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




