Zhvillimi i turizmit në Kolonjë, nevojitet shtimi i njësive akomoduese

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia Kolonjë është duke i dhënë hov zhvillimit të turizmit me investime të shumta të cilat janë duke u kryer. Viti i kaluar shënoi dyfishim të  turistëve ndërsa operatorët turistikë të zonës thonë se për të përballuar fluksin nevojitet shtimi i njësive akomoduese. 

Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turistike në vend, për bukuritë që ofron, traditën, e në mënyrë të veçantë për trashëgiminë e kulturën që ka kjo trevë e njohur e juglindjes së vendit.

Nga njëri vit në tjetrin është shtuar numri i turistëve vendas e të huaj. Vitin e kaluar është dyfishuar numri i turistëve dhe vizitorëve dhe e gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të investimeve të kryera në veçanti në fshatrat turistike. 

Edi Bilo, një prej operatorëve turistik të zones thotë se “rritja e numrit të turistëve në resortin e tij e ka detyruar të rritë kapacitetin akomodues”.

Erseka si dhe fshatrat e shumtë turistikë të Kolonjës kanë mirëpritur gjatë vitit të kaluar afro 28 mijë turistë, ndërkohë që numri i vizitorëve ka kaluar shifrën 40 mijë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme