Zhvillohet Maratona e Barit, merr pjesë dhe kryebashkiaku Veliaj

Në qytetin e Barit, Itali, të dielën u zhvillua edicioni i dytë i maratonës së qytetit që promovon bashkëpunimin mes vendeve mesdhetare.
“Bari ishte plot ngjyra me gati 2 mijë vrapues që zhvilluan garën e parë pa plastikë në Itali” shkruajnë mediat italiane.
Mes 2000 mijë vrapuesve ishte edhe Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës. Ai ishte ftuar nga Antonio Decaro, kryebashkiaku i Barit. “Edhe unë po i rikthehem kandidimit pas disa muajsh pauze dhe për këtë rast kam zgjedhur një trajner personal të jashtëzakonshëm: kryebashkiakun e Tiranës” citojnë mediat italiane të ketë thënë me humor zotin Decaro.
Nga ana e tij zoti Veliaj shkruan se Maratona e Mesdheut në Bari këtë vit i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë, vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit. “Mirënjohje kryetarit Antonio Decaro, progresist, modernizues dhe një mik i shkëlqyer i shqiptarëve! Do ta mikpresim në Tiranë pas pak javësh, por nuk do ta lodhim me një maratonë tjetër!” shkruan zoti Veliaj në rrjetet sociale.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




