Zjarr masiv në Porto-Palermo, ndërhyhet me helikopter për shuarjen

Aktualitet | 3 vite më parë

Forcat ushtarake dhe zjarrfikëse u ndeshën në fundjavë me një zjarr masiv, që pushtoi zonën pyjore të Porto-Palermos.

40 efektivë të Forcave të Armatosura, të ndihmuar edhe me helikopter “Cougar”, u angazhuan prej së premtes mbrëma për shuarjen e flakëve që rrezikonin përhapjen drejt zonave të banuara për shkak të erërave të forta.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se operacionet e zjarrshuarjes u vështirësuan nga kushtet e terrenit.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi evakuimin e banorëve nga banesat dhe bizneset e zonës.

“Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eleminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve,” shkroi ministri Balla në Facebook.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes paralajmëroi: “Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe pa dashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.“

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme