Zjarr në një karaoke në Vietnam, 12 të vdekur

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një zjarri të madh në një kompleks bar karaoke në qytetin Ho Chi Minh.
Zjarri ka rënë në katin e sipërm të lokalit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar me shpejtësi disa klientë.
Për të shpëtuar, katër persona u hodhën nga kati i dytë dhe i tretë, thanë mediat lokale. Ata u plagosën por mbijetuan.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas alarmit.
Ekuipazhet thanë se zjarri u desh vetëm më pak se një orë për ta vënë nën kontroll. Hetuesit janë ende duke përcaktuar shkakun e zjarrit.
Bar karaoke An Phu, i vendosur në rajonin Binh Duong në veri të qytetit, zinte një ndërtesë me përmasa të konsiderueshme me 29 dhoma.
Rreth një e treta e ndërtesës ishte djegur, thanë zyrtarët lokalë.
Ajo ishte zbukuruar me disa dekorime dhe dekor druri, raportoi BBC Vietnamese.
Kjo nuk është hera e parë që një zjarr bie në një bar karaoke në Vietnam. Muajin e kaluar, tre zjarrfikës vdiqën pasi u përpoqën të shuanin një zjarr në një tjetër karaoke bar në Hanoi.
rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




