Zjarr në një mobilieri në Vlorë, dëme materiale

Një mobilieri pranë gjimnazit “Halim Xhelo” në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarje ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë zonën.
Policia e Vlorës raportoi se rreth orës 11:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit R. Sh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



