Zjarret në Greqi, Rama: Trishtim për situatën, solidaritet me popullin grek

Politikë | 3 vite më parë

Situata dramatike me zjarret në Greqi, ka qenë në fokus të një reagimi të martën nga kryeministri, Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X (Twitter) Rama shprehet se populli grek meriton solidaritet.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.”,- shkruan Rama në X.

Mbi 60 zjarre janë ende aktive gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Rreth 120 zjarrfikës nga Qiproja, Rumania, Republika e Çekisë, Kroacia, Gjermania dhe Serbia, do të shkojnë në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme