Zjarrfikësit shqiptarë në Greqi, Rama: Të angazhuar në Aleksandropul, zona më e prekur nga zjarret

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të enjten se efektivët shqiptarë me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në Aleksandropul.

Sipas tij, Aleksandropuli është një nga zonat me emergjencën më të madhe që ka goditur fqinjin këtë sezon të nxehtë.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi informoi se efektivët shqiptarë në Greqi po punojnë pa ndërprerje në terrenin e vështirë dhe sipërfaqet e mëdha nën flakë.

“Misioni i tyre përqëndrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë. Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira,“ shkruan Peleshi.

Për ndihmën e ofruar nga Shqipëria, një ditë më parë, ka reaguar edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Në rrjetin social X, ai shkroi: “Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për të na u bashkuar në luftën me zjarret në Aleksandropol. Faleminderit Shqipëri.“

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme