Zjarri në Sazan, Berisha: Rama harxhon 150 mijë euro për fluturime private, por nuk merr avion për të shuar flakët

Politikë | 4 vite më parë

Sali Berisha, kreu i PD i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, ndalur te situata me zjarret në Ishullin e Sazanit, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se shpenzon para për fluturime private, por jo për avionë për të shuar flakët.

Në një takim me biznesin e vogël, Berisha tha se Rama harxhon 150 mijë euro për fluturime private.

“Kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjet me avion, 150 mijë euro në fluturim, po një Canadair nuk e marrim dot ne për verën. Programin e biznesit të vogël do e shkruani ju, por ju ftoj bashkarisht të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist, që i tillë ekziston vetëm në Bjellorusi. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, s’duhet të na ndodhin këto, se jemi vend anëtar i NATO-s”, tha Berisha në takim me biznesin e vogël”, tha Berisha.

Prej katër ditësh tashmë, Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët, ndërsa sot ka nisur ndërhyrja nga ajri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se në ndihmë të forcave shqiptare është angazhuar edhe një avion tip Canadair CL 415, ndihmë nga Greqia pas kërkesës nga pala shqiptare.

/rtsh.a/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme