Zjarri në spitalin e Shkodrës-Koçiu dhe Beci vizitojnë pacientët: Situata është normalizuar

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu sëbashku me kryetarin e bashkisë Benet Beci vizituan nga afër spitalin rajonal të Shkodrës ku një natë më parë u përfshi nga flakët një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë.

Ministrja bën me dije se situata është normalizuar dhe pacientët e qytetarët po marrin të gjitha shërbimet e nevojshme ndërsa po hetohet për shkaqet e flakëve.

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëmë u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen.

Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientët e stafin mjekësor”, shkruan ministrja. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme