Zogaj: Ky ligj zgjedhor është një dele-dash. Beteja ligjore në Kushtetuese, lajm i mirë

Politikë | 2 vite më parë

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” analisti Preç Zogaj deklaroi se krijimi i një formacioni të ri politik opozitar pa ndikimin e kryetarit të PD-së, Sali Berishës është i mundshme dhe ka grupe të tilla politike që ekzistojnë.

Por sipas tij, gjeja më e mirë që ka ndodhur pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor është dhe padia  në gjykatë që kanë bërë aktorët politik që kanë qenë kundër miratimit.

Sepse sipas tij, ky ligj zgjedhor është një dele-dash

“Besoj se ka elementë për tu rrëzuar nga Kushtetuesja sepse nuk mund ta imagjinoj se ligji zgjedhor në Shqipëri të jetë diskriminues.  Në qoftëse z. Shehi dhe deputetët e tjerë që e mbështesin ta fitojnë këtë çështje në gjykatën Kushtetuese që është shumë e besueshme për Shqipërinë do ti bëhej një shërbim dhe gjithë opozitës.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme