Zona e lirë ekonomike në Kashar, Civici: Do rrisë ekonominë e zonës dhe punësimin

Ekonomi | 4 vite më parë

Zona e lirë ekonomike në Kashar do të sjellë një impakt të madh në ekonominë e zonës dhe kryeqytetit, qoftë nga rritja e të ardhurave edhe nga rritja punësimit. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në Rtsh, zv.Ministri e Bujqësisë, Eno Civici tha se qëllimi kryesor i kësaj zone të lirë ekonomike është lehtësimi i bërjes së biznesit.

Për Civicin kjo hapësirë e re ekonomike do të jetë “një katalizator i sipërmarrjes në zonën e Kasharit”, ku do të përfitojnë edhe banorët “qoftë nga zhvillimi i infrastrukturës, shtimi i vendeve të punës”.

“Zona e lirë ekonomike do ketë ndikim në rritjen ekonomike të qytetit, rritet punësimi, ku çdo sipërmarrje që operon është e re dhe do marrë disa të punësuar, rriten të ardhurat e pushtetit vendor se sigurisht ofron me kushte më të lehta por do të shtohen sipërmarrjen që përfitojnë nga taksat e ulëta”, tha Civici.

Zonat e lira ekonomike janë një praktikë e njohur në botë dhe rajon, ku zv.ministri e Bujqësisë sqaron se ato janë kthyer gjithmonë në histori suksesi.

“Këto janë zona ku zhvillohet aktiviteti i biznesit i lehtësuar. Nëse del në treg sot duhet të mbulosh të gjitha kushtet e të bërit një biznese nga pasja e parave deri tek infrastruktura njerëzit e me radhë. Në rastin e zonës së lirë i vetmi shqetësim është të gjesh burimet njerëzore, ndërsa infrastruktura është gati dhe e bën më të lehtë atje biznesit.

Një sipërmarrje që funksion jashtë është e para që do përfitonte nga kjo. Nëse ti jeton jashtë vjen direkt dhe gjen zonën dhe zyrën duke nisur punën në kushtet të lehta dhe nuk humbet kohën gjejmë vendin, të gjejmë zyrën e më radhë. Operon në mënyrë efecientë. Një pjesë të çështjeve që duhet të mbulosh e ke bërë dhe do të duhet të mbulosh vetëm punën e biznesit tënd”, tha Civici

Të parat që kanë shfaqur interes në zonën e lirë ekonomike në Kashar janë kompanitë e inovacionit, ku Civici shtoi se për mundësimin e kësaj zonë ka 3 vite që punohet me legjislacionin.

“Kompanitë invoatore janë të parat që do përdorin këtë sistem, kompanitë që përdorim teknologjinë qoftë të komunikimit apo laboratorit dhe janë të parat që kanë shprehur interesin dhe nuk do jenë të vetmet. Ka 3 vjet që po punojmë për këtë pasi ka nevojë për legjislacion, do një kompani që e menaxhon, do ketë lehtësimit të detyrimeve që ke nga bashkia dhe bashkëpunimin me qeverinë për lehtësimin e politikave fiskale etj. Qëllimi kryesor është lehtësimi i bërjes së biznesit”, tha Civici.

Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “TEDA Kashar” parashikohet të jetë rreth 100 milionë euro dhe do jetë një hapësirë e jashtëzakonshme për bizneset e huaja, që duan të vendosen në Tiranë dhe bizneset shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme