“Zonja e bujtinës”, Suela Bako sjell veprën e autorit të njohur italian Carlo Goldoni

Komedia “E zonja bujtinës” e autorit të njohur italian Carlo Goldoni është vënë në skenën e rinovuar Black box në akademinë e arteve me regji te Suela Bakos. Kjo shfaqje për fëmijë ka sjellë nën interpretimin e aktorëve komedinë e cila edhe pse e shkruar që në shekullin XVIII, ajo përcjell mesazhe emancipuese dhe i flet realitetit tonë.
Në vepër, Mirandolina është pronarja e një bujtine të trashëguar nga babai i saj. E re, tërheqëse, e zgjuar dhe e pavarur, ajo është e pa rezistueshme për burrat. Në bujtinën e saj shfaqen një kont, një markez dhe një kalorës. Cilin prej tyre do të zgjedhë Mirandolina simpatike për t’u martuar? Një tekst i jashtëzakonshëm shkruar nga Carlo Goldoni. Interpretimi i fëmijëve pati interes te larte nga publiku i cili duartrokiti shfaqjen.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




