Zyrtare: Klodian Arbëri largohet nga Vora

Humbja e djeshme në transfertë 2-1 përballë Burrelit nuk është kapërdirë lehtë nga trajneri Klodian Arbëri që ka vendosur që të largohet nga drejtimi i Vorës. Tekniku beratas ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe kryesia e klubit e ka pranuar këtë kërkesë.
“I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arberi sot kërkoi takim me Presidencën e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Klodian Arberi për të ja pranuar dorëheqjen. FALEMINDERIT KLODIAN ARBERI”, shkruhet në njoftimin e Vorës.
Në ditët në vijim do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri. Kujtojmë që Vora gjendet në vendin e tretë në renditjen e Kategorisë së parë dhe synon ngjitjen në Superiore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




