Zyrtare, Pochettino  është trajneri i ri i Chelsea

Angli | 3 vite më parë

Mauricio Pochettino do të jetë trajner i Chelsea për dy sezonet e ardhshme. Ishte klubi anglez që e njoftoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se trajneri argjentinas do të marrë postin me të gjitha objektivat duke filluar nga 1 korriku 2023. Kontrata e nënshkruar nga Pochettino do të jetë për dy vitet e ardhshme me opsionin e klubit për një tjetër sezon.

Këto janë fjalët e para të dy drejtuesve të Chelsea, Laurence Steëart dhe Paul Ëinstanley: “Përvoja e Mauricios, standardet e përsosmërisë, cilësitë e lidershipit dhe karakteri do t’i shërbejnë mirë Klubit të Futbollit Chelsea. Ai ka punuar në nivelin më të lartë, në liga të shumta. Filozofia, qasja taktike dhe përkushtimi ndaj zhvillimit e bënë atë një kandidat të shkëlqyer. Aktualisht, dhe deri në fund të sezonit, skuadra drejtohet nga Lampard, i cili mori përsipër vendin e Potterit të shkarkuar, i cili nga ana e tij kishte marrë vendin e Tuchel.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme