Zyrtarë të lartë të BE-së sot në Turqi

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndalen sot në Ankara të Turqisë, në lidhje me dialogun dypalësh.
Pritet që gjatë vizitës, të dy zyrtarët e lartë t’i tregojnë presidentit Erdogan kushtet e bllokut për përmirësimin e marrëdhënieve pas uljes së tensioneve.
Nëse vendet e bllokut kërkojnë një qëndrim strikt ndaj Turqisë në rrugën e saj evropiane dhe plotësimin e kushteve, Ankaraja zyrtare pret nga BE një përgjigje në lidhje me refugjatët sirianë të bllokuar në kufi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




