Zyrtari i lartë grek takon Belerin në burgun e Vlorës

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit fitues të koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Himarë, ka sjellë interesimin e autoriteteve helene.
Përpos deklaratave dhe reagimeve zyrtare, në burgun e Vlorës, ku mbahet i paraburgosur Fredi Beleri nën akuzën e korupsionit aktiv në zgjedhje, këtë të enjte, 18 maj, ka mbërritur sekretari i ministrisë së jashtme në Greqi.
Zyrtari i lartë grek, Theoharis Lalakos, i cili mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri, vizitoi Belerin në një takim që ka zgjatur 40 minuta dhe që në focus ka patur kushtet e trajtimit të tij në burg. Në dalje, ashtu sikundër ambasadorja greke në vendin tonë, edhe përfaqësuesi i diplomacisë helene nuk u shpreh në përfundim të takimit me Belerin.
Kujtojmë se një ditë më parë SPAK mori nën ketim dosjen e Fredi Belerit, ndërsa pritet të dilet me një tjetër masë sigurie, pas asaj të vendosur më herët nga Gjykata e Vlorës pas arrestimit të tij në kushtet e flagrancës me 12 maj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




