1 në 4 fëmijë me probleme të kavitetit dentar, mjekët: E nevojshme të orientohen për higjenën

Fëmijët janë të ndërgjegjshëm për t’u kujdesuar ndaj dhëmbëve por tek dentisti shkojnë kur kanë probleme dhe jo për kontrolle rutinë.
Prej dy javësh, në shkollat e priferisë e Tiranës kanë nisur punën dy kabinete dentare të levizshme të cilët po ofrojnë fillimisht shërbim depistues. Stomotalogët konstatojnë se 1 në 3-4 fëmijë ka probleme me kavitetin dhe ndonjë dhëmballë ndërsa mënyra e mbajtjes së higjenës kërkon orientim të saktë.
Ky lloj shërbimi i cili do të shtrihet vetëm në zonat e largëta dhe rrethe do të përfshije edhe shërbime profilaktike.
Aktualisht në shkollat vendit janë 19 njësi të reja dentare, ku vetëm 10 ndodhen në Tiranë. Në këto njësi kryehen vetëm kontrolle depistuese për parandalimin e sëmundshmërisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




