Neuer feston me “clean sheet” rekordin e ri për lojtarët gjermanë në Champions

Mbrëmja në “Estadio Metropolitano” ka qenë perfekte për Manuel Neuer. Bayern-i i tij, pas barazimeve me Viking dhe Arsenal, u rikthye te fitoja në Champions League.
Për portierin ky takim ka qenë i veçantë pasi ka qenë prezencae tij numër 164 në Champions duke u kthyer kështu në lojtarin gjerman me më shumë ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
40-vjeçari kalon kështu me një ndeshje emra si Thomas Muller dhe Lionel Messi, të cilët kanë mbyllur llogarinë e tyre në Champions me 163 ndeshje. Në këtë aspekt vetëm Cristiano Ronaldo (183) dhe Iker Casillas (177) qëndrojnë më lart se ai.
Triumfi në “Estadio Metropolitano” është domethënës për Neuer dhe Bayern-in pasi në këtë stadium ata duan të rikthehen përsëri këtë sezon pasi më 5 qershor të 2027-ës do të luhet edhe finalja e madhe e Chamopions League. “Besoj se do të donim të ktheheshim sërish këtu”, tha Neuer pas ndeshjes së mbrëmshme. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



