1 prill, hyn në fuqi rritja e pagës minimale

Sociale | 5 vite më parë

Nga 1 prilli, paga minimale në Shqipëri nuk do të jetë më 30 mijë lekë, por do të jetë 32 mijë lekë. 
Vendimi i qeverisë Rama hyn në fuqi ndonëse ishte parashikuar të zbatohej prej datës 1 korrik. Afrimi i afatit erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve dhe krizës së nisur prej luftës. 
Hyrja në fuqi e pagës minimale do të  ndryshojë edhe taksimin progresiv për pagat. Sipas ligjit të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga 13% që kanë paguar deri tani. Qeveria teksa rishikoi taksën progresive vendosi që për të gjithë qytetarët që marrin 50 mijë lekë në muaj, tatimi nis nga 30 mijë lekë. Pra nëse merr 50 mijë lekë do paguhet 6.5% tatim për 20 mijë lekëshin.
Prej 1 korrikut rritet paga minimale, përfitojnë 390 mijë punonjës! 49% e të punësuarve s’do paguajnë tatim mbi pagën
Po ashtu ndryshon tatimi për shtresën e mesme, pasi të gjithë qytetarët që kanë pagë mujore 50 deri në 200 mijë lekë do paguajnë 13%, deri në fund të marsit 2022, tatim 13% paguanin qytetarët që merrnin nga mbi 30-150 mijë lekë, ndërkohë qeveria ka vendosur që pagat mbi 200 mijë lekë të tatohen me 23%, ndryshe nga sa ishte që pagat mbi 150 mijë lekë tatoheshin 23%. Nga 1 korriku  do të rriten edhe pensionet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme