Stavro Pilo shënon, por… Reali përmbys AEK-un. Muriqi shtang Liverpool-in

UEFA Champions League | 18 minuta më parë

Në raundin e 4-t të Ligës së Kampionëve, Real Madridi realizoi një fitore me përmbysje përballë AEK Athens me rezultatin 3-2 falë golave ​​të Bellingham, Mbappé dhe Valverde, të cilët iu përgjigjën Koita dhe Stavro Pilio. Mbrojtësi kuqezi, pasi i shënoi Manchester City-t, bëri të njëjtën gjë dhe përballë Madrilenëve, por pa arritur të shmangë humbjen. Ishte minuta e 75-të kur mbrojtësi kuqezi arriti të firmoste për 2-1 në favor të skuadrës greke. Më pas erdhën golat e Mbappe dhe Valverde që përmbysën gjithçka.

Fenerbahçe ka arritur një fitore 3-2 përballë Liverpool-it, ku goli vendimtar është shënuar nga Vedat Muriqi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është hedhur në fushën e lojës në minutën e 63-të në vend të Lukakut dhe në minutën e 79-të ka firmosur për golin e fitores.

Goli i parë vendimtar në Ligën e Kampionëve për Muriqin, skuadra turke fitoi 3-2 në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa Liverpool mbeti i bllokuar në 9 pikë dhe pësoi humbjen e parë evropiane të sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme