100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur me një video-mesazh në koncertin që po mbahet në Sheshin Skënderbej për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe hapjen e negociatave.
Në mesazhin e saj, Kim vlerëson marrëdhënien mes dy shteteve, “një pishtar i shenjtë” që u mbajt ndezur në fshehtësi edhe gjatë diktaturës komuniste.
Kim thekson edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë teksa thotë se dy vendet do të ecin bashkë dhe gjithmonë përpara.
“Saktësisht 100 vite më parë, Shqipëria dhe SHBA vendosën të njihnin njëra-tjetrën dhe të vendosnin marrëdhënie diplomatike. Duke bërë këtë, Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtarë të shenjtë që është përcjellë brez pas brezi, edhe ditëve më të errëta të diktaturës komuniste, kjo flakë u mbajt ndezur nga amerikanët dhe shqiptarët, në fshehtësi, por nuk u la kurrë të shuhej. Sot, ky pishtar i shenjtë shndrin më shumë se kurrë. Nuk kam aspak dyshim se populli shqiptar është po aq krenar sa populli amerikan që e ka trashëguar këtë pishtar dhe po aq i vendosur për ta mbajtur lart, që të ndriçojë rrugën e përbashkët përpara. Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara. Gëzuar edhe 100!”, tha ambasadorja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




