Donald Trump mbron ndërhyrjen në Iran pas kritikave të Vance, konfirmon Sekretarin Hegseth

Presidenti i SHBA-së ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e Zëvendëspresidentit JD Vance, i cili fajësoi konfliktin ushtarak me Iranin për humbjet e thella të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit.
I pyetur nga gazetarët gjatë një inspektimi të punimeve për sallën e re të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti u shpreh se “mendoj se është kryesisht e vërtetë sepse e rriti pak koston në planin afatshkurtër”.
Pavarësisht pranimit të kostos politike dhe pakënaqësisë së shfaqur nga votuesit amerikanë me zhvillimet ushtarake, Trump mbrojti vendimmarrjen e administratës së tij për përshkallëzimin e veprimeve ushtarake.
“Gjënë me Iranin, ne duhej ta bënim dhe vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai para reporterëve.
Po ashtu, në kuadër të diskutimeve për pakënaqësinë e publikut ndaj luftës, Presidenti konfirmoi se nuk po shqyrton zëvendësimin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke i dhënë fund spekulimeve për ndryshime në kabinetin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




