100 vjetori i Vangjel Toçit. Personalitet i arkeologjisë, historisë dhe kulturës shqiptare

Kulturë | 6 vite më parë

Durrësi i trashëgimisë kulturore lidhet dhe me një emër të veçantë, me emrin e studiuesit dhe arkeologut Vangjel Toçi. Në 100 vjetorin e lindjes, qendra muzeore Durrës zhvilloi një aktivitet në nderim të figurës së tij e bashkia e nderoi me titullin “Qytetar nderi”.

Në vitin 1966 Vangjel Toçi zbuloi amfiteatrin e Durrësit, duke e bërë kështu këtë qytet të njohur ndërkombëtarisht. Po kështu ai ka udhëhequr të gjitha gërmimet arkeologjike në Durrës nga viti 1947 deri në 1982, ndërsa ministria e kulturës ka një tjetër sfidë:

Vangjel Toçi vlerësohet për një sërë meritash ku disa nga më kulmoret janë themelimi prej tij i bibliotekës në vitin 1945 ku dhuroi 1000 libra dhe e drejtoi me sukses këtë institucion. Në vitin 1951 ideoi ngritjen e muzeut të parë arkeologjik të Durrësit dhe më pas e drejtoi atë sërish me shumë sukses.  Ai ka ngritur edhe Muzeun e Luftës, Muzeun Etnografik dhe Galerinë e Arteve në Durrës, si dhe muzetë historike në Kavajë e Shijak.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme