11 kompani shqiptare në panairin më të madh bujqësor në Gjermani

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Berlin është zhvilluar panairi më i madh i marketimit të produkteve bujqësore në Europë. Në të morën pjesë 135 shtete. Shqipëria është përfaqësuar me kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka vizituar pavijonin e Shqipërisë ku ishin të ekspozuara disa nga produktet kryesore të prodhimit të vendit tonë.

“Janë 11 kompani shqiptare të cilat në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe mbështetjen e GIZ janë përfaqësuar denjësisht sot në këtë panair, më të madhin në Europë për marketimin e produkteve bujqësore. Shqipëria tashmë synon të eksportojë në tregjet më të sofistikuara të Europës. Ne i kemi vënë vetes një qëllim, që eksportet bujqësore të arrijnë shifrën 1 miliard dollarë. Jemi në gjysmë të kësaj rruge, por falë punës së prodhuesve tanë të dedikuar i kemi të gjitha premisat për ta arritur qëllimin tonë”, u shpreh ministrja Krifca,

Ministrja e Bujqësisë ka marrë gjithashtu pjesë edhe në ministerialin e organizuar nga ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi kishte për qëllim një dialog të hapur për politikat rurale, ku u diskutua për tregtinë e lirë dhe hapjen e tregjeve ushqimore në situatën aktuale.

Ministrja Krifca shprehu kënaqësinë për mbështetjen e Gjermanisë drejt rrugës së një bujqësie të integruar në Bashkimin Europian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme