11 urdhër arreste nga SPAK për inceneratorin e Fierit/ Alibeaj: E njëjta aferë edhe për Portin e Durrësit! Balluku: Dokumentet janë online prej 1 viti

Diskutimi i projektit të Portit të Durrësit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese është ndërlidhur edhe me arrestimet e SPAK për inceneratoirn e Fierit, ku deputeti i PD-së Enkeljd Alibeaj tha se e njëjta aferë po ndodh edhe me Durrësit, por që vjedhja këtë herë sipas tij herë është shumëfish më e lartë.
“Të gjithë këtë e bëjmë sepse është e njëjta histori si ajo e inceneratorëve. Në kohë që flisni kanë dalë 11 urdhër arreste të SPAK për inceneratorin e Fierit. Pra po flasim përsëri për një aferë disa fish sa inceneratori i Fierit”, tha Alibeaj.
Kjo është hedhur poshtë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se dokumentet kanë qenë online prej 1 viti dhe se kushdo mund të hyjë dhe t’i lexojë, ndërsa shton se asgjë nuk është bërë me shpejtësi.
“Në shpejtësi, në fshehtësi, çfarë janë këto? Jo more xhan ka qenë online. Janë futur online për një viti. Shqiptarët i kanë dokumentet online dhe i gjejnë kur të duan. Ti po bën shpikjen në fshehtësi gjeta dokumentin. Nuk ke gjetur asgjë në shpejtësi se ka qenë aty për 12 muaj”, tha Balluku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




