11 vjet pas katastrofës bërthamore, Fukushima heq urdhrin e evakuimit, lejon ish-banorët të kthehen

Botë | 4 vite më parë

Më shumë se një dekadë pas katastrofës më të rëndë bërthamore të Japonisë, qyteti i Fukushima më në fund hoqi urdhrin e evakuimit, duke lejuar ish-banorët të kthehen në shtëpi.

Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi brigjet lindore të Japonisë, duke shkaktuar një cunami që shkaktoi një shkrirje bërthamore në termocentral dhe një lëshim të madh të materialit radioaktiv. Ishte katastrofa më e keqe bërthamore në botë që nga Çernobili në 1986.

Më shumë se 300,000 njerëz që jetonin pranë centralit bërthamor u detyruan të evakuohen përkohësisht, mijëra të tjerë e bënë këtë vullnetarisht. Komunitetet dikur plot zhurmë u shndërruan në qytete fantazmë.

Në vitet që pasuan, operacionet e pastrimit dhe dekontaminimit në shkallë të gjerë kanë lejuar disa banorë që dikur jetonin në zonën e ish-përjashtimit të kthehen.

Objektet publike, si zyra bashkiake e sapohapur e qytetit, janë planifikuar të rifillojnë funksionimin të hënën e ardhshme. Fotot nga qyteti tregojnë dyqane, shtëpi dhe tempuj bosh, shumë prej të cilëve kanë dëmtime të jashtme, si çatitë e shembur dhe xhamat e thyer. Rrugët janë kryesisht bosh. Banorët janë lejuar të hyjnë në zonë, por jo të jetojnë atje, që nga marsi i vitit 2020./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme