14 maji/ Veliaj prezanton listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak: Synojmë 40 vende

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak. Ai deklaroi se ata synojnë 40 mandate nga 61 në total, teksa shtoi se synimi është vijimi i bashkëpunimit me qeverinë.

“Një pjesë e zv.ministra do i kemi në këshill bashkiak dhe ky raport do të mishërohet me praninë e shumë zv.ministrave të ri. Një skuadër juristësh do jenë në Këshillin Bashkiak, do kemi edhe përfaqësues të biznesit që vijnë nga sipërmarrja. Do kemi për herë të parë përfaqësues të Komunitetit Rom, egjiptian, për të treguar që nuk është një qytet racist, që nuk i ndan në të ardhur dhe në vendali. Kemi listën me moshën më të re, është nën 35 vjeç. Ne synojmë 40 mandate nga 61 në total, që do na jepte mundësinë për të bashkëpunuar me qeverinë”, tha Veliaj.

Në listën me 66 kandidatë, mes të tjerëve, figuron edhe emri i drejtorit të komunikimit në kryeministri Endri Fuga, ish-deputeti Halit Valteri, aktori Gaz Paja, zv.ministrja Rovena Kuko, juristi Plarent Ndreca apo edhe ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato.

Lista e plotë kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës

  1. Romina Kuko
  2. Aldrin Dalipi
  3. Megi Fino
  4. Eridian Salianji
  5. Etleva Bajrami
  6. Endri Fuga
  7. Ledia Tota
  8. Plarent Ndreca
  9. Sonila Qato
  10. Luan Bregasi
  11. Arta Dollani
  12. Genc Hyska
  13. Joleza Koka
  14. Julian Hodaj
  15. Reme Lala
  16. Redi Jupi
  17. Blerina Doracaj
  18. Gaz Paja
  19. Silda Anagnosti
  20. Endri Hoxha
  21. Adelina Greca
  22. Hantin Bonati
  23. Vjollca Braho
  24. Glinxhet Madhi
  25. Katerina Marku
  26. Aldo Merkoçi
  27. Albina Nanaj
  28. Enio Civici
  29. Xhilda Kito
  30. Bes Kadia
  31. Maura Linadi
  32. Agim Kraja
  33. Grejsi Bixhi
  34. Halit Valteri
  35. Kamela Banushi
  36. Rezart Isufi
  37. Xheni Hatllari
  38. Alfred Muharremi
  39. Sara Shameti
  40. Sead Kazanxhiu
  41. Bora Minga
  42. Roy Bashaj
  43. Gresa Hoxha
  44. Tedi Deraj
  45. Elektra Kadriaj
  46. Tahir Batalli
  47. Rea Kalo
  48. Kejdi Jazenxhiu
  49. Sindi Tona
  50. Endrrit Fetahu
  51. Anxhela Bakiasi
  52. Hermes Kafenxhiu
  53. Fatbardha Sadikaj
  54. Savio Dosti
  55. Erisa Veliu
  56. Samuel Nazeri
  57. Romina Zaimi
  58. Albi Deliaj
  59. Helena Kace
  60. Qazim Fucija
  61. Kamelisa Selami
  62. Emanuel Dosti
  63. Olsa Ulqinaku
  64. Aldo Aga
  65. Arsiva Qefalia
  66. Irla Pirra

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme