16 mijë vizitorë në Muzeun e Forcave të Armatosura

Kulturë | 2 vite më parë

Muzeu i Forcave të Armatosura që prej çeljes së dyerve dhjetorin e kaluar ka mikpritur 16 mijë vizitorë.

I vendosur vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës, në një hapësirë të dedikuar për ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve dhe historisë së ushtrisë shqiptare, Muzeu i Forcave të Armatosura është tashmë një destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Muzeu konsiderohet dhe një pikë referimi për të gjithë koleksionistët e apasionuar pas armatimeve, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se në fokus tashmë është shtimi i mëtejshëm i koleksioneve dhe organizimi i aktiviteteve të dedikuara për çdo moshë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme