18 emigrantë klandestinë gjenden të vdekur në një kamion në Sofije

18 emigrantë klandestinë u gjetën gjetën pa shenja jete këtë të premte në një kamion të braktisur pranë kryeqytetetit të Bullgarisë, Sofije. “Nuk mund të them me siguri se çfarë ndodhi. Ka pasur mungesë të oksigjenit, ka pasur të ftohtë dhe lagështi, dhe me siguri ata nuk kishin ngrënë ushqim për disa ditë”, tha për gazetarët ministri i Shëndetësisë, Asen Medjidiev.
Ai shtoi se 14 persona u gjetën të gjallë brenda kamionit dhe tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spital. Ndërsa, dhjetë persona të tjerë u gjetën të fshehur në zonën përreth dhe janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Sipas radios publike, BNR, të gjithë migrantët që ishin në kamionë besohet se ishin burra nga Afganistani, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur trafikantët.
Ky është një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Bullgari sa i përket trafikimit me migrantë.
Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, shërben si portë për migrantët për të hyrë në bllokun evropian.
Ky shtet ka një kufi – të rrethuar me tela me gjemba – prej 234 kilometra të gjatë që ndan me Turqinë.
Sipas shifrave zyrtare të Bullgarisë, më 2022 në këtë shtet janë penguar 164.000 kalime ilegale të kufirit, numër shumë më i lartë krahasuar me vitin 2021, kur u regjistruan 55.000 kalime ilegale të kufirit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




