18 vende në Javët Kulturore Ndërkombëtare

Në datën 25 prill nisin Javët Kulturore Ndërkombëtare, një nismë e Qeverisë Shqiptare. Ajo do të jetë një paradë ku marrin pjesë 18 vende.
Të parët që hapin këtë udhëtim janë francezët🇫🇷, për të vijuar me radhë me një program të unifikuar nën siglën e Bashkimit Europian🇪🇺; më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇺🇸, Greqia🇬🇷, Italia🇮🇹, Izraeli🇮🇱, Spanja🇪🇸, Britania e Madhe 🇬🇧, Suedi🇸🇪, Egjipt🇪🇬, Kinë🇨🇳, Gjermani🇩🇪, Japoni🇯🇵, Austri🇦🇹, Turqi🇹🇷, Hungari🇭🇺, Emiratet e Bashkuara Arabe🇦🇪, duke e përmbyllur me Kosovën , që kulmon në festat tona kombëtare.
Do të jetë një kalendar e larmishëm #kulturor, traditash, por edhe një tryezë dialogu e shkëmbimesh.
Në konferencën për shtyp mbajtur për prezantimin e JKN, Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se këto javë do të sjellin kultura nga kontinente të ndryshme, do të angazhojnë shumë të rinj dhe do t’i shërbejnë bashkëpunimit mes vendeve dhe do të gjallërojnë edhe më tej jetën artistike.
Margariti u shpreh se pranë Ministrisë së Kulturës janë angazhuar stafe të posaçme që po punojnë për organizimin dhe koordinimin e kalendarit të aktiviteteve, që do të përditësohet në webfaqen www.jkn.al.
Aktiviteti do të mbështetet me një buxhet prej 100 milionë lekësh. Edhe vendet pjesëmarrëse do të japin kontributin e tyre financiar për organizimin e javëve përkatëse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




